Cilësi Premium
Të gjitha produktet tona janë të certifikuara dhe prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të industrisë dentare.
Ne bashkëpunojmë me prodhues të licencuar dhe të mirënjohur globalisht, për të garantuar pajisje që plotësojnë të gjitha kërkesat teknike, higjienike dhe të sigurisë për përdorim profesional. Çdo produkt që ofrojmë kalon kontrolle rigoroze cilësie dhe është i pajisur me certifikata të vlefshme si CE, ISO 13485, dhe standarde të tjera të BE-së për pajisje mjekësore.
Cilësi që mund t’i besoni. Siguri që mund ta garantoni për çdo pacient.
Asistence Teknike
Shërbim Profesional në Mirëmbajtjen dhe Riparimin e Pajisjeve Dentare
Ne ofrojmë shërbim teknik të specializuar për mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve dentare, duke garantuar funksionim të qëndrueshëm dhe siguri maksimale në çdo hap të punës suaj klinike.
Ekipi ynë teknik përbëhet nga profesionistë me eksperiencë, të trajnuar sipas standardeve të prodhuesve ndërkombëtarë. Përdorim vetëm pjesë origjinale dhe pajisje diagnostikuese të avancuara për zgjidhje të shpejta dhe afatgjata.